Kushi nderon dëshmorët e atdheut në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë

Shqipëria

Kushi nderon dëshmorët e atdheut në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 13:16
Evis Kushi gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Evis Kushi, ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në nderim të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së sakrificës së dëshmorëve te brezat e rinj.

“Është detyrimi ynë moral dhe kombëtar të ruajmë të gjallë kujtesën e tyre, të përcjellim te brezat e rinj historinë e sakrificës dhe të mos harrojmë kurrë çmimin e lirisë”, ka shkruar ajo.

Në fund, Kushi ka shprehur nderimin për dëshmorët e atdheut, duke uruar Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: “Lavdi përjetë dëshmorëve të atdheut! Gëzuar Ditën e Çlirimit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat