Izraeli dhuron 70 karroca për personat me nevoja të veçanta

Sociale

Izraeli dhuron 70 karroca për personat me nevoja të veçanta

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 11:03
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara “Handikos”, ka pranuar donacion prej 70 karrocave për personat me nevoja të veçanta, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli.

Drejtori i kësaj qendre, Afrim Maliqi, ka falënderuar shtetin e Izraelit për ndihmën e vazhdueshme për këta persona.

 “Ky donacion do të shpërndahet në Prishtinë dhe në komuna të tjera. Po ashtu do të bashkëpunojmë edhe me pediatrinë për të parë nevojat të cilat do t'i mbulojë ky donacion. Këtë donacion do ta gëzojnë fëmijët me nevoja të veçanta. Personat me nevoja të veçanta ballafaqohen me mungesë të infrastrukturës dhe pak gëzojnë ndihma të tjera ani pse kjo kategori është mjaftë optimiste përkundër vështirësive me të cilat përballen", tha ai.

Edhe Elbert Krasniqi, ministër i Administrit të Pushtetit Lokal, i cili ka qenë i pranishëm në këtë ngjarje është shprehur i lumtur që 70 fëmijë të Kosovës do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ky donacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat