Hoxha i njohur shqiptar: Familjet e reja përkëdhelin qen e mace, unë përkëdhel 10 fëmijë

Sociale

Hoxha i njohur shqiptar: Familjet e reja përkëdhelin qen e mace, unë përkëdhel 10 fëmijë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 08:27
Ahmed Kalaja

Hoxha, Ahmed Kalaja në një intervistë në emisionin në RTV ORA tregoi rreth lidhjes së tij me besimin si dhe për familjen e tij të madhe.

Kalaja thotë se ishin pyetjet e moshës që nuk mund t’ju jepte përgjigje ato që e çuan drejt besimit.“Kam 10 fëmijë dhe prindërit. Bashkëshortja është goxha potente në ndihmën e saj në këtë mision që kemi. Gjëja e mirë është që janë rritur dhe fëmijët.

Dhe kur mungojmë në shtëpi nuk vihet shumë re, se një pjesë të punëve e kryejnë ato.  Moza në fundjavë është gjithë ditën në xhami. Dhe gjatë javës shumë kohë kështu, dhe në kopsht”

Sipas tij fakti që janë shumë fëmijë nuk e vështirëson por e zbukuron ditën. 

“Në familjet e reja përkëdhelin qen e mace, unë përkëdhel 10 fëmijët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat