Juxhin Mitrollari, njihuni me djaloshin që njerëzve ua kthen shpresën

Sociale

Juxhin Mitrollari, njihuni me djaloshin që njerëzve ua kthen shpresën

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 11:49
Juxhin Mitrollari

Ka shumë profesione të lehta dhe të vështira siç ka edhe profesione të rënda por edhe delikate, por e rëndësishme është që ti ushtrosh ato me dashuri. Personazhi ynë është Juxhin Mitrollari, i cili jo vetëm e bën me dashuri por njerëzve ju jep dhe shpresë për të vazhduar jetën. Ai ka 16 vjet që është Teknolog Ortoped në Shqipëri dhe thotë se ka zgjedhur që të jetë pranë atyre njerëzve që kanë nevojë për shërbim, dhe kjo e bën atë të punojë me pasion për t'i rehabilituar ata në një jetë nornale duke i kthyer shpresën për jetën e përditshme.

Laboratori ku ai punon është në qytetin e Fierit, e në rrjetet sociale e gjeni në Instagram me emrin "protezaorteza" dhe Facebook me emrin " Punime protezash dhe ortezash". Juxhini në një bisedë me të tregon mes tjerash se: "Klientët që përfitojnë nga shërbimet tona janë nga gjithë qytetet e Shqipërisë, por dhe nga Kosova dhe raste të rralla qytetarë grekë". Por kur ne e ngacmojmë se a flet ai me pacientët për historinë e fatkeqësisë së tyre ai rrëfen kështu: "Sa më shumë të dimë nga historiku i jetës dhe i fatkeqesisë që i ka renë pacientëve tanë aq më mirë mund t'i ndihmojmë dhe në këtë mënyrë krijojmë afrimitet më të ngushtë me çdo njërin prej tyre".

Ndërsa ai tregon mes tjerash se si Teknolog Ortopedi në Shqipëri janë vetëm 3 të diplomuar, ndërsa ka pasur raste ku pacientët kanë qenë kaq shumë të kënaqur nga puna e tyre dhe kanë dashur që të marrin të njëjtin profesion, ku njëri prej tyre vazhdon të jetë ende i interesuar të fusë në vend teknologjinë e fundit për prodhimin e protezave. Më tej Juxhini me këtë profesion të rrallë por shumë të dashur për të na tregon se edhe familja e tij është një ndihmë e madhe, e fëmijët madje megjithëse të vegjël janë shumë kureshtarë kur vijnë e shohin në laborator dhe kërkojnë se si mund t'i ndihmojnë edhe ata njerëzit, ndërsa bashkëshortja e tij duke qenë me profesion ekonomiste e ndihmon në mbarëvajtjen e financave dhe e ndihnon në punët e përditshme.

E nëse dikush ka nevojë ose njeh dikën që i duhet ndihma e Juxhinit që prodhon proteza për ata që kanë humbur gjymtyrët, orteza për ata që kanë paraliza ose deformime dhe korseve në rastet e skoliozave që domethënë deformime të shtyllës kurrizore, e të tjera shërbime për tju rikthyer shpresën duhet të drejtoheni te ai.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat