“Dyshoja se më tradhtonte, kur i kontrollova telefonin”, gruaja përzë burrin nga shtëpia

Sociale

“Dyshoja se më tradhtonte, kur i kontrollova telefonin”, gruaja përzë burrin nga shtëpia

Më: 29 janar 2023 Në ora: 19:22
Foto nga vendngjarja

Një histori e pazakontë është shpalosur në programin “Shihemi në Gjyq” në TV Klan, ku e ftuara Eriselda ka rrëfyer marrëdhënien me bashkëshortin e saj.

Ajo thotë se i ka kontrolluar celularin bashkëshortit sepse dyshonte se ai e tradhtonte.

Pasi ajo kontrolloi celularin e tij, zbuloi se bëhej fjalë për një detyrim financiar që një shok i burrit të saj ka ndaj tij.

Ky detyrim daton 5 vjet më pare, ndërsa çifti ka vetëm 3 vite i martuar ndaj Eriselda nuk ka qenë në dijeni të tij. Eni Çobani sqaron se në fakt vetë ajo është në dijeni sepsebashkëshorti i saj, Visi, i është drejtuar që më herët pikërisht për të zgjidhur këtë problem.

Pavarësisht sqarimit të Visit se arsyeja pse ai nuk e ka vënë në dijeni Eriseldën për këtë histori ishte vetëm për mos ta shqetësuar, Eriselda thotë se ajo duhet ta dinte. Ajo sqaron sërish në detaje se si e ka zbuluar këtë borxh ndaj bashkëshortit të saj dhe kjo rindez gjakrat mes tyre.

Visi i thotë se nuk ka dashur ta shqetësojë për një çështje të tillë dhe se dashuria e tij nuk duhet të vihet në dyshim nga ana e saj, sepse ai u kthye nga emigracioni vetëm për të dhe çdo përpjekje e tij i kushtohet jetës së tyre.

Megjithatë, Eriselda ngul këmbë në të sajën dhe i kërkon që t’i marrë mbrapsht paratë që i ka borxh shoku i tij, Nikola Zharri sepse janë pagesa e mbetur e shtëpisë së çiftit. Kjo shtëpi, e prenotuar prej tyre dhe që është blerë me një kontribut të madh nga familja e Eriseldës dhe kursimet e Visit, është shqetësimi më i madh i çiftit. E gjithë kjo situatë e krijuar mes tyre e ka bërë Eriseldën ta përzërë Visin nga shtëpia.

Pjesë nga biseda në studio:

Eriselda: Dyshoja që bashkëshorti më tradhtonte. E shikoja që fliste në telefon nëpër cepat e shtëpisë. Vendosa t’i kontrolloj fshehurazi telefonin. Nuk po e besoja. Gjithë ato mesazhe, gjithë ato telefonata vetëm në një numër dhe kur e zbuloj, ishte një burrë.

Pasi hyn në studio, Eriselda zhvillon një bashkëbisedim të shkurtër me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin duke konfirmuar veprimin e saj dhe shprehur ndjesinë që ka përjetuar.

Ardit Gjebrea: Pra, në mesazhet që ti kontrollove në celularin e bashkëshortit, pe që ai fliste me një mashkull?

Eriselda: Shumë e vërtetë zoti Ardit. Jo jam pataksur, po kam vënë duart në kokë realisht. Shumë telefonata, shumë mesazhe në një numër telefoni.

Eni Çobani: Nuk doli ajo që ti mendoje, një grua por…

Eriselda: Nuk doli një grua, dyshoja për tradhti, por… doli një burrë.

Eriselda: Zonja Eni, unë e kam marrë shumë me vonesë ardhjen që Visi ka ardhur te ju. Mua më ka ngrënë në besë, realisht, situata jonë në shtëpi është bërë e patolerueshme, është bërë totalisht acaruese dhe nuk tolerohet.

Visi: Përse të hëngra në besë? Si të hëngra në besë?

Eriselda: Zotëri unë kam ardhur që ty të ndaj, ti mua më ke futur në konflikt.

Visi: Kjo punë ka qenë para se ne të fejoheshim e martoheshim bashkë , nuk ka lidhje fare, ka qenë shumë më përpara dhe unë ndaj jam drejtuar tek zonja Eni se nuk doja të të shqetësoja dhe nuk doja ta bëja fare publike këtë histori.

Eriselda: Më ke futur në konflikt me familjen. Zotëri unë kam ardhur për t’u ndarë. Ti nuk ke mbajtur premtimet.

Visi: Po për shkak të mashtruesit, të Nikola Zharrit që unë e kam njohur në Angli dhe i kam dhënë 10 mijë Euro.

Eriselda: Ku i ke lekët? Lekët pra ku i ke?

Visi: Ku i kam lekët? Nuk i kam lekët, ça të bëj unë të vras veten tani?

Eriselda: E para pse më hëngre mua në besë, më flisje lart e poshtë me atë?

Visi: Po flisja se ishte çështje borxhi dhe doja ta zgjidhnim.

Eni Çobani: Eriselda, kur je martuar me zotërinë?

Eriselda: 3 vjet që jemi të martuar, tani bëjmë 3 vjet.

Eni Çobani: Dhe kjo ka më shumë se 3 vjet, kjo histori ka 5 vjet.

Eriselda: Para dy vjetësh kam parë që burri im fliste lart e poshtë fshehurazi me një person në telefon, me mesazhe.

Eni Çobani: Po, dhe çfarë ishin ato mesazhe? Ishin mesazhet e Nikola Zharrit që kishte lidhje me borxhin.

Eriselda: I thashë ore zotëri çfarë janë këto mesazhe? Çfarë bëhet këtu? “Kam një borxh” tha, “i kam dhënë borxh një personi, një shoku, ia kam dhënë me mirëbesim”.

Eni Çobani: Para se të thoshte borxhin, ti e gjete njëherë në telefon se kush ishte.

Eriselda: Po, ndodhi sherri e të gjitha dhe në fund…

Eni Çobani: Po pra, këtë po pyes edhe unë, si re në dijeni që ishte një burrë dhe jo një grua?

Ardit Gjebrea: E more në telefon ti atë?

Eriselda: Po, e mora me telefonin e zotërisë.

Visi: Paske kontrolluar edhe telefonin!

Eriselda: A ta kontrollova pra? Po jam bashkëshortja unë!

Visi: Po je bashkëshortja, po me ç’të drejtë?

Eriselda: O zotëri, jam gruaja jote.

Eriselda: Unë do ta ndaj, e kam vendosur, do ta ndaj këtë vit. Në qoftë se nuk më sjell kusurin.

Eni Çobani: Si e ke vendosur që do ta ndash ti?

Eriselda: Po, po do ta ndaj. A i erdhi mirë zotërisë kur erdhi i mori lekët e tua, i bëri rrush e kumbulla? A i erdhi mirë atij?

Visi: Po i mori ai, i bëri rrush e kumbulla.

Eriselda: Ku e ke shokun tani ti re?

Visi: Ku e kam shokun?

Eriselda: Ku e ke pra?

Visi: Për atë kam ardhur edhe unë, të gjej të drejtën.

Eriselda: A do blejmë shtëpi?

Visi: Po, normal.

Eriselda: Ti e di shumë mirë si është jeta në Shqipëri.

Visi: E di si është jeta në Shqipëri.

Eriselda: Mua ato lekë më bëjnë punë se nuk më lë pronari të futem në shtëpi.

Visi: Po, është e vërtetë zonja Eni sepse ne kemi bërë edhe një prenotim shtëpie.

Eriselda: Po pra thuaj të vërtetën.

Visi: Edhe që të hyjmë brenda duhet të paguajmë pjesën tjetër të mbetur që të marrim çelësin dhe certifikatën e shtëpisë.

Eriselda: E di unë si i kemi bërë lekët e asaj shtëpie, me kursimet e Visit dhe me kursimet e prindërve të mi.

Visi: Përndryshe ne nuk hyjmë dot në atë shtëpi.

Eriselda: Me kursimet e prindërve të mi që janë zhytur në borxhe atje!

Visi: Do t’ia kthejmë.

Eriselda: Kur do t’ia kthesh pra? Kur, kur?

Eni Çobani: Po mirë, pse ka dalë nga shtëpia ky zotëria, pse e ke nxjerrë nga shtëpia?

Eriselda: E kam përzënë unë nga shtëpia.

Eni Çobani: E ke përzënë ti?

Eriselda: Po, dhe do ta përzë. Pa më sjellë kusurin, nuk ke kthim. Jeta është llogari!

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat