Humb 13-vjeçarja nga Kaçaniku, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Sociale

Humb 13-vjeçarja nga Kaçaniku, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Më: 19 mars 2023 Në ora: 20:49
Melisa Krasniqi

Që nga dita e premte është zhdukur 13-vjeçarja Melisa Krasniqi nga Komuna e Kaçanikut.

Labinot Tahiri me kërkesë të familjes ka bërë publik rastin.

“ËSHTË ZHDUKUR!!Melisa Krasniqi 13 vjeqare nga komuna e Kaçanikut, është zhdukur që nga dita e premte!

Familja ka kërrkuar që ta publikojë rastin, e po ashtu ju lutemi mediave që ta bëjnë këtë lajm më të bujshëm përshkak se gjithçka po ecën ngadalë!!Besojmë shumë në Policinë e Kosovës, por ju lus që të gjurmoni më shumë për atë vajzë 13 vjeqe”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat