Bie në kontakt me rrymën elektrike humb jetën 45 vjeçari në Tiranë

Tirana

Bie në kontakt me rrymën elektrike humb jetën 45 vjeçari në Tiranë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Tiranë

Një shtetas ka humbur jetën, ditën e sotme në Tiranë.

Shtetasi Sh.H. 45 vjec, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke humbur jetën.

“Më datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë” thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat