E rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt; arrestohet autori Dorian Kaso

Tirana

E rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt; arrestohet autori Dorian Kaso

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 14:49
Fotoilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës së kthesës së Kamzës, është sulmuar nga një person.

Autori i identifikuar si Dorian Kaso, i është afruar nga pas dhe i ka vendosur një thikë në fyt.

Fatmirësisht, efektivi ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të shmangë plagosjen dhe pa u prekur nga thika.

Dorian Kaso është shoqëruar në ambientet e policisë, ku nuk ka treguar bashkëpunim dhe nuk ka dhënë arsye për veprimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat