Plagosja me armë brenda lokalit në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Tirana

Plagosja me armë brenda lokalit në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Më: 18 prill 2026 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së Ilirjan Dostit, ngjarje e regjistruar një ditë më parë në një lokal në kryeqytet.

Autori i dyshuar është identifikuar me inicialet A.D 53 vjeç dhe është shpallur në kërkim.

“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit Ilirjan Dosti, 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burime paraprake bënë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale.

Sipas të njëjtave burime, autori ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka ka përshkallëzuar konfliktin që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat