Tiranë: Krishtlindja festohet në mesha me një numër të kufizuar besimtarësh

Tirana

Tiranë: Krishtlindja festohet në mesha me një numër të kufizuar besimtarësh

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:55
Tiranë

Në Tiranë, besimtarët e krishterë festuan Krishtlindjen, duke ndjekur rregullat shëndetësisë.

Të sapo-kthyer nga mjekimi i vështirë i koronavirusit, dy drejtuesit e bashkësive katolike dhe ortodokse, zhvilluan meshat e Krishtlindjes përballë një numri të kufizuar besimtarësh.

Besimtarët e krishterë po festojnë edhe në Shqipëri Krishtlindjen në kushtet e pazakonta të pandemisë Covid-19, pas zgjatjes së orareve të ndalim qarkulllimit.

Krahas shumë besimtarëve, koronavirusi infektoi edhe përfaqësuesit e dy bashkësive katolike dhe ortodokse të Shqipërisë, Frendo e Janollatos, të cilët u mjekuan me urgjencë jashtë vendit dhe sapo janë kthyer të shëruar për të drejtuar meshat e Krishtlindjes.

Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë mesha e Krishtlindjes u mbajt 6 orë para mesnatës tradicionale e festive, për të mos shkelur oraret e ndalim qarkullimit të vendosura nga autoritetet shëndetësore.

Ashtu si në katedralen katolike të Shën Palit dje në mbrëmje edhe në katedralen ortodokse ”Ngjallja e Krishtit” sot në mëngjes meshat u zhvilluan me një numër të kufizuar besimtarësh pjesëmarrës, duke respektuar rregullat e mjekësisë.

Edhe pse u shërua nga koronavirusi pas një mjekimi të vështirë, kryepeshkopi Anastas Janullatos e mbajti maskën mjekësore gjatë gjithë ceremonialit të Krishtlindjes.

Pandemia Covid-19 vuri në provë gjatë gjithë këtij viti besimtarët e ndryshëm shqiptarë, qysh nga pashkët, ramazan e bajram e deri tani krishtlindjet së fundi.

Drejtuesit fetarë kanë bashkëpunuar me autoritetet shëndetësore për të shmangur tubimet fetare, duke u bërë thirrje besimtarëve ndjekin me kujdes ritualet për të mos infektuar njëri tjetrin, duke e quajtur këtë edhe si një rast që të shtyn në meditime më të thellë personale mbi besimin./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat