Krimi i dyfishtë në Tiranë, ndodhi në sy të fëmijëve/ Drejtori i policisë: Autori la automatikun në banesë dhe ia mbathi nga prapa pallatit

Tirana

Krimi i dyfishtë në Tiranë, ndodhi në sy të fëmijëve/ Drejtori i policisë: Autori la automatikun në banesë dhe ia mbathi nga prapa pallatit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:11
Drejtori i policisë Tiranë Rebani Jaupi

Drejtori i policisë Tiranë dha detaje për krimin e dyfishte të ndodhur në Tiranë. Rebani Jaupi tha se autori Përparim Ademi është në kërkim tashmë nga policia pasi me njëherë pas krimit i ka mbathur.

“Sapo shkuam në vendngjarje pamë që kishim dy viktima, autori bashkëjetuesi i një prej motrave, ai ka qëlluar disa herë më automatik të cilin e ka lënë në banesë dhe është larguar më pas në këmbë pas pallatit.

Kemi organizuar grupet në pikat kyçe të qytetit. Grupi hetimor po vazhdon të hetojë në mënyrë të plotë ngjarjen. Do pyeten dhe dëshmitarët që kanë qenë dhe mund të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes. Përparim Ademi e ka ndërruar emrin para disa vitesh, është shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy fëmijët e viktimës.Përmes jush bëjmë thirrje që kush e njeh të na ndihmojë që ta kapim sa më shpejt”, tha ai për mediat.

59-vjeçari Përparim Ademi, gjatë një konflikti të çastit  ka qëlluar për vdekje motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, me një prej të cilave bashkëjetonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat