Shpërthen dhuna në familje në Tiranë, tre raste në këtë fillim viti

Tirana

Shpërthen dhuna në familje në Tiranë, tre raste në këtë fillim viti

Më: 2 janar 2021 Në ora: 10:48
Ilustrim

Dhuna në familje vijon të mbetet një plagë e rëndë sociale edhe në këtë fillim viti në vendin tonë. Policia e Tiranës ka raportuar për sot tre raste konkrete.

Në Bathore vëllai ka rrahur të vëllanë. Në Paskuqan djali dhunon nënën, ndërsa në një rast tjetër, një 35-vjeçar ka rrahur bashkëshorten e tij.

Arrestimet e sotme

– Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A(B). N., 40 vjeç, pasi në lagjen nr.5 Bathore, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Në vijim të veprimeve nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A(B). N., iu gjet 1 armë pistoletë imituese zhurmuese, një sasi municioni luftarak, 1 jelek multifunksional si ato të shërbimeve të policisë, si dhe 1 armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

– Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.M., 25 vjeç, pasi në Paskuqan, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm.

– Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat