Para një jave u rrahën pas shitjes së apartamenteve dy herë, dalin detaje për plagosjen në Tiranë

Tirana

Para një jave u rrahën pas shitjes së apartamenteve dy herë, dalin detaje për plagosjen në Tiranë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:05
Tiranë

Një plagosje me armë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Raportohet se pas një sherri me ortakun e tij ka mbetur i plagosur me armë Sino Llanaj.

Ai është pronar i “Star Construction” dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve me shitjen e apartamenteve nga dy herë.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe roja e këtij objekti është goditur me sende të forta.

Ndërkohë një javë më parë, ata u konfliktuan sërish fizikisht dhe pamjet e sherrit qarkulluan në rrjetet sociale.

Pallati është në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda” në njërën prej zonave që po merr mjaft zhvillim sëfundmi në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat