I ftohti “pushton” Tiranën, temperaturat priten të zbresin në -0 Gradë Celsius

Tirana

I ftohti “pushton” Tiranën, temperaturat priten të zbresin në -0 Gradë Celsius

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:55
Tiranë

Temperaturat e ftohta të motit do të vijojnë të jenë prezente në vend. Të enjten pritet që në kryeqytet temperaturat të regjistrojnë 0 deri në -1 Gradë Celsius, duke u përmirësuar gjatë mesditës, e mbërritur në 6 Gradë Celsus. Në zonat malore i ftohti pritet të jetë më agresiv sa në ditët e kaluara dhe temperaturat priten të zbresin deri në -7 gradë celsius.

Ndërsa në rang territori temperaturat priten të variojnë diku tek 9 Gradë Celsius. Fundjava pritet të rikthej normalitetin në vend dhe temperaturat dot ë variojnë si në realitetin e muajit janar.

“Zonat veriore dhe qendrore aktualisht kanë pasur përmirësim të kushteve të motit, ku mbeten me reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa zonat lindore dhe juglindore aktualisht kanë reshje në formën e rrebesheve. Në zonat e thella malore kemi reshje dëbore. Situata vjen duke u përmirësuar. Duke filluar nga orët e mbrëmjes dhe në vijim do të ketë pauzë të reshjeve duke sjellë kryesisht  mot të kthjellët dhe reshje të izoluara në territorin shqiptar, situatë e cila vijon deri në ditën e premte, në orët e vona të mbrëmjes, duke bërë që fundjava të jetë me reshje shiu dhe dëbore.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, kanë pasur një rënie sot gjatë mëngjesit, rënia më e ndjeshme do të vihet re gjatë mëngjesit të së mërkurës dhe gjatë mesditës, duke bërë që vlerat ditore të luhaten ditën e mërkurë nga vlerat -7 gradë celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi parashikohet diku tek 8-9 gradë Celsius. Këto ditë të ftohta do të mbeten prezente edhe ditën e enjte e të premten. E shtuna dhe e diela do të sjellë një rritje të temperaturave të ajrit duke na rikthyer në realitetin e muajit janar”, sipas Metoalb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat