Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili më datë 15 janar 2021 ka plagosur me thikë një 16-vjeçar.
Sipas asaj që raportojnë uniformat blu të kryeqytetit, gjatë ndalimit, 34-vjeçarit i është sekuestruar edhe një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis.
Policia Tiranë: Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë ndalimit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
B. L., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas, më datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16-vjeç“.