Tiranë/ Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur, gjykata jep masën e sigurisë për babain

Tirana

Tiranë/ Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur, gjykata jep masën e sigurisë për babain

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Pas arrestimit të babait të denoncuar nga vajza e mitur, se është abuzuar nga ana e tij, gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për B. Mazrekut.

Sipas kallëzimit të vajzës ajo është abuzuar nga babai i saj për një kohë të gjatë.

Sipas informacioneve, 61-vjeçari i cili është dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzen e tij 16-vjeccare është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Ai do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve dhe përgjigjes së ekspertizës ku do të vërtetohet nëse ka abuzuar apo jo me vajzën.

Ndërkohë i B.M., përpara gjykatës ka mohuar se ka abuzuar me vajzën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat