Punë ditë e natë, Veliaj poston videon nga “5 Maji”: “Lagjet e rindërtimit do shkruajnë historinë urbane të Tiranës”

Tirana

Punë ditë e natë, Veliaj poston videon nga “5 Maji”: “Lagjet e rindërtimit do shkruajnë historinë urbane të Tiranës”

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:25
Erion Veliaj

Në lagjen e re që po ndërtohet te Bregu i Lumit në kryeqytet, në kuadër të projektit për Rindërtimin, puna vijon edhe natën që pallatet të jenë sa më shpejt gati. Në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti shumë shpejt të hyjnë në shtëpinë e tyre.

Kryetari i Baskisë së Tiranës Erion Veliaj poston videon në rrjetet sociale ku thekson se lagjet e rindërtimit do shkruajnë historinë urbane të Tiranës.

“Sapo nisi turni i 3-te te #Riverside

Çdo familje e prekur, apartament te ri

Bonus qeraje gjer ne perfundim

Kontrate porosie qe nga java tjeter

Hipoteke dhe çelsat ne dore ne fund Pertej pengesave e trolleve, lagjet e rindertimit do shkruajne historine urbane te TR!”, shkruan Veliaj në Twitter.

Lagjja e re “5 Maji” do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë dhe do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës. Me një infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet te njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat