Hajduti me pistoletë çakmak kapet duke vjedhur zyrat e UKT-së, merr fund arratia e grabitësit në Tiranë

Tirana

Hajduti me pistoletë çakmak kapet duke vjedhur zyrat e UKT-së, merr fund arratia e grabitësit në Tiranë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Kristi Çinari

Kristi Çinari, i riu i dyshuar si autor i grabitjes së dy farmacive dhe një pike dhëniesh kredie brenda në kryeqytet është arrestuar mbrëmjen e 8 shkurtit 2021.

“Ndalimi i tij është bërë nga efektivë të komisariatit numër 4 teksa po tentonte të vidhte zyrat e UKT-së, në rrugën “Sitko Çiço” në Tiranë,” informoi sot policia e Tiranës.

Çinari u kap me një kartë ID të falsifikuar me emrin Blerim Krasniqi.

I riu është person me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes. 

Grabitjen e parë që dyshohet se ka kryer ka ndodhur në vitin 2017 në një farmaci në rrugën e Kavajës, vepër penale për të cilën ka kryer dhe dënimin me burg, ku vetëm pak kohë më parë është liruar.

Ai është autori i dyshuar i vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në një farmaci, ngjarje e ndodhur me 21 janar 2021, në bulevardin Zhan D’ark.

Gjithashtu është autori i dyshuar i vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në filialin e një institucioni për dhenie kredie, ngjarje e ndodhur më datë 23.01.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”;

“Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve(fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar” informon policia e Tiranës

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat