Zjarr në një garazh në Tiranë, digjen dy makina në parkim

Tirana

Zjarr në një garazh në Tiranë, digjen dy makina në parkim

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan.

Siç bën me dije policia, në garazhin në pronësi të shtetasit​ E. H, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

​Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat