126 banesa të reja në Farkë/ Në Tiranë pritet të ndërtohen 5 mijë banesa individuale

Tirana

126 banesa të reja në Farkë/ Në Tiranë pritet të ndërtohen 5 mijë banesa individuale

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:38
Edi Rama

Në Farkë vijon puna për ndërtimin e banesave individuale. Janë 126 shtëpi të reja drejt përfundimit.  

Gon Fusha, banor i këtij fshati,  së bashku me vëllain e tij sot kanë hyrë në  dy shtëpi  3+1 nga ku mikpritën kryeministrin Edi Rama.

“Solidariteti dhe miqësia mes banorëve është karakteristike për këtë zonë. Shtëpia e radhës është ajo një çifti të ri nga Bulqiza, që janë të ardhur në fshat, por ndihen si të ishin prej kohësh banorë të tij, falë miqësisë së ofruar nga fqinjët. “Ju falënderojmë nga zemra”, – shprehet një banor.

Në Bashkinë e Tiranës parashikohet që numri banesave individuale që do të ndërtohen ti kalojë 5.000.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat