Veliaj nga Kavaja: “Luli kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve që të heqë Saliun nga lista”

Tirana

Veliaj nga Kavaja: “Luli kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve që të heqë Saliun nga lista”

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi nga qyteti i Kavajës, se Lulzim Basha po kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për të mos kandiduar Sali Berishën për deputet.

“Përvjetori i rrëzimit të bustit të Enverit nuk festohet më nga PD-ja. Për sa kohë që Saliu ka kapur moshën e Enverit dhe kërkon të rikthehet për herë të tretë në krye të punëve të vendit, do të thotë se Enverin e kanë zëvendësuar me mumjen që quhet Sali Berisha. Partia që medemek krenohej me lëvizjen antikomuniste, është kthyer në një kopje të shëmtuar të atij regjimi, ku ende diskutohet a do kandidojë apo jo Saliu në moshën e Enverit. Luli i shkretë, që nuk la ambasadë pa u thënë, “aman më ndihmoni ta heq Saliun, se nuk jam lider mjaftueshëm që ta heq vetë”, kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve të heqë Saliun nga lista!”, u shpreh Veliaj.

Por, nga ana tjetër, tha Veliaj, PD kishte një përvjetor akoma më të rëndësishëm, djegien e mandateve, gjë të cilën kryebashkiaku i Tiranës e quajti tradhti ndaj besimit të qytetarëve.

“Është po ashtu edhe 2-vjetori i lënies së mandateve nga PD-ja; 2-vjetori i braktisjes së detyrës; 2-vjetori i lënies së punëve përgjysmë; 2-vjetori i ikjes nga fusha e betejës; 2-vjetori i tradhëtisë ndaj votës së njerëzve. Kur qytetari të voton, fleta e votimit nuk ka një kontratë që thotë “kjo votë vlen vetëm po fitove”. Jo. Ta jep votën, pavarësisht rezultatit, nëse je në opozitë, apo në qeveri; të pajton me rrogë që të shkosh në Parlament”, u shpreh Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat