Përfshihet nga zjarri godina e Shërbimit të Provës, flakët pranë murit rrethues të “313”- ës

Tirana

Përfshihet nga zjarri godina e Shërbimit të Provës, flakët pranë murit rrethues të “313”- ës

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Godina e Shërbimit të Provës në Tiranë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë ngjitur me murin rrethues të burgut 313. 

Mësohet se zjarri ka rënë në një dhomë dhe është izoluar.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse është bërë i mundur vënia nën kontroll e flakëve.

Deri më tani raportohet se është djegur një kompjuter, një tavolinë pune dhe disa dosje. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat