Shehaj në Selitë të Tiranës: Më 25 Prill ndryshojmë Shqipërinë me Bashën

Tirana

Shehaj në Selitë të Tiranës: Më 25 Prill ndryshojmë Shqipërinë me Bashën

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:02
Agron Shehaj

Drejtuesi i PD-së në njësitë 5 dhe 7 të Tiranës, Agron Shehaj bisedoi me banorët e Selitës e cila vuan prej vitesh nga vëmendja e qeverisë për infrastrukturë minimale.

‘Kjo lagje është e harruar, sikur nuk jemi në Tiranë’, tha Shehaj. Banorët kërkuan ndryshim ndërsa Shehaj i ftoi të bëhen pjesë e ndryshimit në datën 25 Prill me Lulzim Bashën kryeministër.

‘Kjo tregon qartë se si Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vjet. Më 25 Prill Rama do humbasë zgjedhjet, Shqipëria do fitojë dhe me 26 Prill Lulzim Basha do të jetë Kryeministër e do fillojmë punë nga këtu’, tha Shehaj.

Një ndër çështjet e prekura nga banorët ishte mbështetja ndaj të moshuarve. Agron Shehaj tha se pensionet do të rriten çdo vit me 5 %. ‘Rama dhe ministrat punojnë për oligarkët. Ndaj ta ndërshkojmë. Ti tregojmë vendin. Sepse Kryeministër e bënë njerëzit, nuk e bënë oligarkët. Premtoi që do punonte për njerëzit, jo për oligarkët’, tha më tej Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat