5 të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

Tirana

5 të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Konkretisht ndaj të arretuarve rendojnë akuzat për drogë, vjedhje, dhunë në familje dhe plagosje.

Njoftimi i plotë

Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi i shtetasit R. D., 20 vjeç, pasi ka vjedhur 1 aparat celular në mjetin në pronësi të shtetases J. K. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se  ky shtetas me datë 27.02.2021, ka vjedhur në lokalin e shtetasit D. M.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 63 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Ll., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 37 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin motorr ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. S, 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat