Konflikt në zonën e ish-Bllokut, 39-vjeçari goditet me qytë pistolete

Tirana

Konflikt në zonën e ish-Bllokut, 39-vjeçari goditet me qytë pistolete

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Një konflikt është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në  zonën e Bllokut,  ku një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim  kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat