Trafiku në hyrje të Tiranës, nga 11 marsi devijohet lëvizja në rrugën ''Teodor Keko''

Tirana

Trafiku në hyrje të Tiranës, nga 11 marsi devijohet lëvizja në rrugën ''Teodor Keko''

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:57
Tiranë

Prej më shumë se një viti qytetarët në hyrje dhe dalje të anës perëndimore të Tiranës po përballen me trafikun e rënduar si pasojë e punimeve për rikonceptimin e së ashtuquajturës “Unazë e madhe”. Për shkak të vijimit të këtyre punimeve pranë mbikalimit të pallatit me Shigjeta do të ketë një devijim të qarkullimit të automjeteve.

“Nisur nga mbrëmja e 11 marsit, Autoriteti rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë një devijim të rrugës ‘Teodor Keko’, [njohur si] zona e Astrit, për automjetet që shkojnë dhe vijnë nga ish-sheshi ‘Shqiponja’ në mbikalimin e pallatit me shigjeta. Pas kalimit të rrugës ‘Aleksandri i Madh’, automjetet nuk do të kalojnë në kryqëzimin aktual, por në rreth-rrotullimin e ri të përkohshëm në zonën e njohur si Ozoni,” – raportoi gazetarja Dorina Halili.

Për pasojë “Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rreth rrotullimin ekzistues. Kështu kalimi për qytetarët për në rrugën që lidh sheshin shqiponja me mbikalimin e pallatit me shigjeta do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës “Engjëll Mashi”.

Sipas ARrSh-së trafiku, i cili vjen nga rreth-rrotullimi Shqiponja do të kalojë me tre korsi nga 3 metra. Burime nga ministria e Infrastrukturës bëjnë me dije për Euronews Albania se sipas projektit, punimet në zonën e Astirit mbyllen në muajin shtator të vitit 2022, ndërsa në nyjën Shqiponja në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat