Shkarkohet nga detyra drejtori i Doganës së Tiranës, ja kush do të jetë drejtuesi i ri

Tirana

Shkarkohet nga detyra drejtori i Doganës së Tiranës, ja kush do të jetë drejtuesi i ri

Më: 19 mars 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Drejtori i Doganës së Tiranës është shkarkuar nga detyra me urdhër të kreut të drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli.

Juljan Mehaj është liruar nga detyra e drejtorit të doganës së kryeqytetit, duke u transferuar drejtor drejtorie pranë Drejtorisë së Kontrolleve të Akcizës dhe Paszhdoganimit.

Motivi është lirimit nga detyra është bërë për shkak të mos përmbushjes së planit gjatë muajit shkurt. Mësohet se kjo drejtori kishte realizuar 95 për qind të planifikimit të të ardhurave.

Në vend të tij është emëruar Petrit Koçiaj. Lëvizjet në këtë doganë vijnë rreth një muaj para zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat