Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Tirana

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një  26-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke lëvizuar me armë zjarri në mjetin e tij.

Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i M. T., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i 26-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte marrë me qira, ku Policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat