Dhunë në familje, posedim droge dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur/ Katër persona bien në prangat e policisë

Tirana

Dhunë në familje, posedim droge dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur/ Katër persona bien në prangat e policisë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. 

Një nga të arrestuarit rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Të tjerët janë arrestuar për dhunë në familje, trafikim i lëndëve narkotike dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 27 vjeç, pasi  në rrugën “Stavri Themeli”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim N. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë A. M., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat