Autori i disa vjedhjeve, arrestohet i mituri në Tiranë

Tirana

Autori i disa vjedhjeve, arrestohet i mituri në Tiranë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 17 vjeçar për veprën penale “Vjedhja.”

Sipas njoftimit të policisë, i mituri me iniciale M.B, gjatë natës ka kryer 2 vjedhje.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat