Veliaj jep lajmin: PS, super-fitore edhe në Dajt! Kemi siguruar 52% të votave

Tirana

Veliaj jep lajmin: PS, super-fitore edhe në Dajt! Kemi siguruar 52% të votave

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:18
Erion Veliaj

Drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj, jep lajmin se Partia Socialiste ka fituar edhe zonën e Dajtit, në kryeqytet.

Në një deklaratë nga selia rozë, Veliaj tha se PS ka fituar në Dajt me 52%.

“Shumë faleminderit të gjithëve, komisionerëve, vëzhguesve, monitoruesve, atyre që shërbyen gjithë fundjavës.

Ju them me kënaqësi që ne e kemi zbritur malin më të bukur të Tiranës, Dajtin, me një super-fitore, 52%. Kjo fitore na bën të ndihemi shumë krenarë”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat