Nga dhunë në familje tek vjedhja, 6 të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Tirana

Nga dhunë në familje tek vjedhja, 6 të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Më: 1 maj 2021 Në ora: 08:17
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale, nga 18 deri në 46 vjeç. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 18 vjeç, pasi në rrugën “Reshit Petrela”, gjatë kontrollit fizikt të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetases J. A.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit J. L., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. M., 36 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit; V. M., 32 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur; G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat