Punimet në rrjet, disa zona në Tiranë do të mbesin 7 orë pa drita nesër

Tirana

Punimet në rrjet, disa zona në Tiranë do të mbesin 7 orë pa drita nesër

Më: 28 maj 2021 Në ora: 22:17
Tiranë

OSHEE njofton se nesër në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për 7 orë, për shkak të punimeve që po realizohen. 

Konkretisht, nesër do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00. 

Për pasojë do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht Sauk i Ri dhe të gjithë bizneset në segmentin e rrugës së Elbasanit, nga Shkolla e Policisë deri te zona e quajtur ( Karburanti i vjetër ) gjithashtu pa energji do të jenë dhe pjesërisht rrugët e mëposhtme:

Rruga "Enver Preza"

rruga "Shaqir Palushi" 

rruga "Ramazan Bregu

rruga "Grigor Gjika"

rruga "Arif Hasko"

rruga "Hamide Dalipi"

rruga "Selim Jegeni"

rruga "Danish Jukniu"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat