Kokainë, armë të ftohta dhe vjedhje, policia kontrolle në Tiranë, disa të arrestuar

Tirana

Kokainë, armë të ftohta dhe vjedhje, policia kontrolle në Tiranë, disa të arrestuar

Më: 30 maj 2021 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Policia e Tiranë ka arrestuar 7 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 29-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. J., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Komisariatin e Policisë Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit A. A.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 54 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. A., 36 vjeç, T. J., 25 vjeç dhe E. V., 63 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

E. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat