Ja zonat që nesër do jenë pa drita në Tiranë

Tirana

Ja zonat që nesër do jenë pa drita në Tiranë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

OSHEE njofton se nesër disa zona do të jenë pa drita në Tiranë.

Në vijim të punimeve për investimin që po kryhet për rikonstruksionin e kabinave, nesër datë 1 qershor, në intervalin kohor 09:00-16:00 do të punohet në disa kabina të NST Farkë.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Pjesërisht zona afër TEG, rruga e Vilave dhe zona e Farkës së vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat