Rënia nga lartësia i merr jetën një burri në Tiranë

Tirana

Rënia nga lartësia i merr jetën një burri në Tiranë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një burrë humbi tragjikisht jetën në Bathore, të Kamzës pasi ra nga lartësia në rrethana që dyshohet të jenë aksidentale.

Viktima, H.L., 57 vjeç, ra nga banesa ku jetonte, katër ditë më parë më 2 qershor.

Sot policia tha se ai ndërroi jetë në spitalin e Tiranës për shkak të plagëve fatale që kishte pësuar.

Në njoftimin e saj për mediat, policia e Tiranës thotë se rënia ka qenë aksidentale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat