Trafik i rënduar në hyrje të Tiranës, radhë kilometrike dhe orë të tëra në makinë!

Tirana

Trafik i rënduar në hyrje të Tiranës, radhë kilometrike dhe orë të tëra në makinë!

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:32
Trafik i rënduar në hyrje të Tiranës

Orët e pasdites së kësaj të diele kanë sjellë trafik të shtuar në të dyja hyrjet e Tiranës.

Trafik kilometrik është shënuar në këto momente në hyrjet e Tiranës në pjesën e autostradës nga Durrësi dhe në hyrjen nga juglindja pranë TEG.

Kthimi i shumë qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Sipas videos së siguruar nga “Top Channel” shihet se trafiku është bërë shumë i gjatë dhe makinat kanë disa minuta që kanë ngecur në rrugë pa mundur dot të lëvizin në aksin Elbasan-Tiranë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që krijohen radhë të gjata dhe një trafik i dendur pranë TEG, pasi shpeshherë ‘Top Channel’ ka publikuar video por edhe ankesa të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat