“Çmendet” 51 vjeçari shqiptar, dhunon bashkëshorten dhe shkatërron shtëpinë

Tirana

“Çmendet” 51 vjeçari shqiptar, dhunon bashkëshorten dhe shkatërron shtëpinë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 51 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Por pas dhunës, shtetasi me inicialet A.S., nuk është mjaftuar me kaq, por ka nisur të shkatërrojë edhe shtëpinë.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ai dhe ka dëmtuar paisjet elektroshtepiake në banesë", njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat