Gjendet i vdekur në rrugë një person, dyshimet e para

Tirana

Gjendet i vdekur në rrugë një person, dyshimet e para

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 20:45
Tiranë

Një person, rreth 45-vjeç është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës në Tiranë.

Qytetari i pajetë nuk është identifikuar ende ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. 

“Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat