Po bënte stërvitje, ja ku u gjet i vdekur 45 vjeçari

Tirana

Po bënte stërvitje, ja ku u gjet i vdekur 45 vjeçari

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mësohet se 45 vjeçari që u gjet i pajetë në fushat pranë Qytet Studenti në kryeqytet ka qenë duke bërë stërvitje dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, burri u gjet i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko”, tek Ish-Studenti.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Image

Çfarë tha policia?

“Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat