Ngjarje e rëndë në Tiranë, vetëvaret në banesë 55-vjeçari

Tirana

Ngjarje e rëndë në Tiranë, vetëvaret në banesë 55-vjeçari

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë.

Policia njofton se 55-vjeçari A. D., është vetëvarur në banesën e tij, në zonën e Unazës së Re.

Familjarët kanë deklaruar se i afërmi i tyre vuante nga depresioni, ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në Unazë të Re, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç.

Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat