Dua Lipa i ndjek nga afër punimet e ndërtimit të kopshtit për fëmijë nga fondacioni i saj në Tiranë

Tirana

Dua Lipa i ndjek nga afër punimet e ndërtimit të kopshtit për fëmijë nga fondacioni i saj në Tiranë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 22:03
Erion Veliaj dhe Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ka vizituar Tiranën, ku i ka përcjellë punimet e ndërtimit të një kopshti për 300 fëmijë që mbështet nga fondacioni i saj.

Dhe me këtë rast ylli ndërkombëtar i muzikës dhe familja e saj janë mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“E nderuar që ndodhem në Tiranë – Shqipëri sot (e premte), për të parë punën ndërtuese të ‘Sunny Hill Kindergarten’ në qendër të qytetit. Pas tërmetit të vitit 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke u blerë bluzat ‘Pray for Albania’ që i krijova me miqtë e mi BondNYC, i dyfishova fondet që i bëmë me bluzat dhe ato para po shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që ndodhem këtu për këtë sot, me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi”.

Image

“Hapja 15 shtator 2021! Faleminderit Shqipëri”, ka shkruar Artistja në fotografitë e postuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat