Panik në Tiranë, alarm për bombë

Tirana

Panik në Tiranë, alarm për bombë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:58
Tiranë

Qytetarët e Tiranës janë përfshirë nga paniku pasditen e sotme pas një alarmi për bombë.

Një valixhe e kuqe e braktisur pranë një dyqani ka ngjallur frikë tek të pranishmit të cilët janë larguar nga vendngjarja dhe kanë lajmëruar policinë.

Policia dhe forcat speciale RENEA, pas alarmit të banorëve ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.

Ndërkohë që ende nuk dihet nëse ky është një alarm i rremë dhe dikush ka harruar valixhen në këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat