Problemet me ujin në Tiranë/ Qytetarët ironizojnë Veliajn: S’mund të shpërdorojmë, kur s’kemi

Tirana

Problemet me ujin në Tiranë/ Qytetarët ironizojnë Veliajn: S’mund të shpërdorojmë, kur s’kemi

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:43
Ilustrim

Furnizmi i pamjaftueshëm i ujit të pijshëm e ka bërë të domosdoshme mbajtjen e depozitave sipër tarracave të pallateve në Tiranë, edhe pse pas tërmetit të nëntorit u premtua elemenimi i tyre.

“Po u hoqën ato gjithë ngelëm pa ujë, sepse uji është me orar."

Në zonën e e Laprakës shprehen se shpeshherë detyrohen ta blejnë ujin.

“Po nuk pate ujë, çfarë do bësh. Çdo ditë blejmë ujë. Uji është kryesorja, banja do ujë, pa ujë nuk rrihet.”

Uji i pakët dhe mungesa  e presionit nga rrjeti kryesor furnizues, kanë bërë që edhe katet e para e të dyta të banesave, uji të mos mbërrijë pa ndezjen e pompave, çka krijon kosto shtesë për qytetarët. për blerjen e pajisjeve dhe shpenzim  energjie elektrike.

“Me pompë”

Në Laprakë, mund të shohësh dukshëm dhe bidona të mëdhenj me ujë rezrevë të vendosura në ballkonet e dritaret e ndërtesave.

Pavarësisht kësaj problematike, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në faqen e tij zyrtare ka përcjellë mesazhe sensibilizuese për mos shpërdorimin e ujit të pijshëm pa kriter.

Përgjigja e banorëve të zonës së Laprakës, referuar këtij spoti është kjo:

“Kur s’ka shpërdorohet?! “

Banorët shprehen se temperaturat e larta e bëjnë të domosdoshme një furnizim të bollshëm me ujë të pijshëm, ndaj kërkojnë më shumë vëmendje ndaj problematikave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat