Të dehur dhe pa certifikatë aftësimi profesional, policia ndëshkon qindra shoferë autobusësh

Tirana

Të dehur dhe pa certifikatë aftësimi profesional, policia ndëshkon qindra shoferë autobusësh

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:34
Policia rrugore e Tiranës

Policia rrugore e Tiranës ka ushtruar një kontroll të veçantë ndaj drejtuesve të autobusëve, ku ka konstatuar shkjelje të rënda

Kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore janë kryer në orët e para të mëngjesit dhe të vona, në zona të ndryshme, për nivelin e alkoolit dhe mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ.

Nga kontrollet mësohet se janë konstatuar 207 drejtues autobusësh me probleme, më konrektisht:

-12 drejtues autobuzash të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.

-34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.

-44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.

-21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.

-22 autobuza të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.

-60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.

-14 drejtues autobuzash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët  2 në gjendje të dehur.

Ndërkohë, duke vleresuar rrezikshmerinë që mbart transporti publik dhe drejtuesit e tyre, kontrollet parandaluese të policisë rrugore të kryeqytetit vijojnë në kohë dhe vende të ndryshme në mënyrë permanente me qëllimin e vetëm disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat