Kaos makinash në Tiranë

Tirana

Kaos makinash në Tiranë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Fillimi i javës është shoqëruar me trafik të rënduar në rrugët e kryeqytetit, duke krijuar kaos nëpër Tiranë.

Hyrja për tek spitali i QSUT është bllokuar për shkak të trafikut të rënduar, duke krijuar vonesa në arritjen e të sëmurëve në spital.

Personat qe i drejtohen spitalit pohojnë se e kanë të vështirë të gjejnë vend parkimi, ata thonnë se  kanë kërkuar 2 orë për të gjetur vend parkimi.

Shtimi i trafikut pranë QSUT vjen edhe nga shtimi irateve me Covid-të qytetareve, familjarët e të cilëve presin jashtë spitalit për t'i dorëzuar të afërmve ushqime dhe rroba.

Megjithatë sot situatat paraqitet e rënduar dhe në rrugët e tjera të kryeqytetit, raporton gazetarja e Ora News nga terreni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat