Skandal/ Mësim në klasë mësim me sanitaren

Tirana

Skandal/ Mësim në klasë mësim me sanitaren

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 16:08
Tiranë

Përveç problematikës së mësimit me turne dhe orëve të shkurtuara, kryesisht në shkollat e kryeqytetit, prindërit e nxënësve të klasës 4-c në shkollën "Kongresi i Lushnjës" kanë një tjetër shqetësim. Fëmijët e tyre janë pa mësuese kujdestare.

“Unë shkova dje në shkollë dhe nuk bëmë mësim, s’kishim mësues. Vetëm luajtëm me njëri tjetrin”.

“Kjo situatë është përsëritur. Nuk ka zgjidhje nga vjet. Po çoroditen fëmijët, mësim jo I plotë, tërmet pandemi edhe mungesa e mësueses është mangut. Kërkojmë zgjidhje”.

Edhe vitin e shkuar shkollor, nxënësit e klasës së katërt kanë zhvilluar procesin mësimor me mësuese të ndryshme, madje prindërit ankohen se ka pasur raste kur fëmijët e tyre kanë qëndruar gjatë orës së mësimit me sanitaren e shkollës.

“Nuk kërkojmë shumë. Thjesht mësuesen e arsimit fillor për fëmijët. Kanë bërë sikur zhvillonin mësim, s’kanë bërë fare. Luanin e bënin vizatime!! Jemi shumë të shqetësuar. Ju lutem sa do zgjas kjo”.

Pas ankesave të përsëritura të prindërve për mungesën e mësueses kujdestare në klasë, drejtoria e shkollës ka premtuar në zgjidhjen e situatës që gjatë kohës së përsëritjes, mirëpo viti i ri shkollor ka nisur me të njëjtën shqetësim. Ndërkohë që drejtoresha e shkollës nuk pranon të dalë pas interesimit të Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat