Kaos në Tiranë, bllokohen rrugët e kryeqytetit

Tirana

Kaos në Tiranë, bllokohen rrugët e kryeqytetit

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 09:38
Foto

Tirana është përfshirë nga kaosi mëngjesin e sotëm. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.

Akset kryesore të kryeqytetit janë me trafik. Rrugët janë të bllokuara nga radhët e gjata të automjeteve.

Në pamjet që sjell abcnews.al shihet trafiku i rënduar, ndërsa më kaotike e bëjnë situatën edhe boritë.

Probleme me radhë të gjata raportohen në hyrje të Tiranës, unaza, rruga “Dritan Hoxha”, ish-Stacioni i Trenit, rruga “5 Maji”, Rruga e Dibrës etj. Më problematike situata është në kryqëzime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat