Panairi i artit në Tiranë/ Marrin pjesë nxënësit e shkollave artistike

Tirana

Panairi i artit në Tiranë/ Marrin pjesë nxënësit e shkollave artistike

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në panairin e artit të organizuar nga shkollat artistike në vend, ndërsa shoqërohej nga disa prej ministreve.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është veshur nga arti i të rinjve sot.

Muzikë, kërcim, piktura dhe skulptura të krijuara nga nxënës të shkollave të ndryshme të vendit janë mbledhur për të promovuar krijimet e tyre.

Në mes pikturave ishte edhe një pikturë e kryeministrit e krijuar nga fëmijët.

“Program i artit dhe i zejeve të përgatitet sa më mirë dhe të hyjë në gjithë sistemin e shkollës që do të përfshijë të gjitha shkollat. Të ketë aktivitet jo vetëm brenda shkollave por edhe mes shkollave me konkurse, me çmime, lokale, kombëtare, duhet të jetë një sistem komplet siç kemi folur”, tha Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat