Tetë të arrestuar në Tiranë

Tirana

Tetë të arrestuar në Tiranë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale nga dhuna në familje, mbajtja e armëve të ftohta, por edhe drejtim makine në gjendje të dehur.

Të arrestuarit;

R, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

E, 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë;

L, 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese;

Sh, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Sh, 26 vjeç, Sh. V, 47 vjeç, A. P, 33 vjeç dhe S. O, 22 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat